Bebe Rexha i shpëton aksidentit, rrëfen tmerrin që përjetoi!

E publikuar: 31/01/2018 08:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo ka treguar tmerrin që ka përjetuar pasi një taksi për pak se nuk e ka shtypur, por për fat të mirë ajo ka reaguar në çastin e duhur. 

“Thuajse u përplasa nga një taksi sot në aeroport, teksa kaloja në rrugën e këmbësorëve. Po shikoja që të sigurohesha që nuk po vinin makina të tjera drejt meje dhe ai u bë i paduruar dhe erdhi vetëm një hap larg meje me qëllim. 

Kështu, mora çantën time të rëndë YSL  dhe e godita makinën e tij. Isha kaq e trembur dhe e inatosur. Por duhet të bëj kujdes me nervat”,-u shpreh këngëtarja mjaft e revoltuar në rrjete sociale./Gazeta Express/