Bebe Rexha e ftuar në MTV Times Square

E publikuar: 17/10/2016 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e njohur me origjinë nga Dibra ka qenë e ftuar në “MTV” në Times Square në Nju Jork. Ajo ka folur për vështirësitë që kishte deri në “shpërthimin” e saj në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Vëmendje të veçantë i ka kushtuar bashkëpunimit më artistë të ndryshëm me renome ndërkombëtare si: Nicki Minaj, Eminem, Rihanna etj.

Sikurse edhe herëve të kaluara Rexha nuk e ka lënë pa përmendur faktin se është shqiptare dhe për pagëzimin e saj nga babai.

Vlen të theksohet se Bebe Rexha do të moderojë “MTV EMA Awards” që këtë vit do të mbahet në Roterdam të Holandës, ku ajo është e nominuar për dy çmime.