Bebe Rexha çdo ditë e më krenare që është shqiptare (Foto)

E publikuar: 10/04/2017 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha çdo ditë e më shumë shprehet se është krenare me prejardhjen që ka.

Ajo në rrjetin social Instagram, ka publikuar disa foto dhe video në të cilat e tregon varësen e saj prej ari me simbolin e shqiponjës dy-krenare.

Nuk është hera e parë që Bebe publikon elemente që simbolizojnë prejardhjen e saj shqiptare, ditë më parë ajo kishte vënë flamurin
kombëtar në hotelin ku qëndronte.

Këngëtarja është shumë e suksesshme me hitet e saj ka arritë të mbledh rreth vetes numër të madh të fansave.

Së fundi ajo ka publikuar projektin me titull “I Got You” që në shqip do të thotë “Të kam”, këngë kjo që vazhdon të jetë në majat e toplistave.