Beba 10 muajshe ka peshën e një fëmije 10 vjeç

E publikuar: 20/10/2017 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luis Manuel, nga Tecoman në Meksikën perëndimore, peshon plot 30 kg.Madje që kur ka qënë 1 muajsh i duhej të vishte veshje sa për një fëmijë 2 vjeç.

Mjekët të shqetësuar kanë frikë se ai ka sindromën Prader-Vvilli, një sëmundje e pakurueshme që mund të çojë dhe në atak në zemër tek fëmijët. Kjo sëmundje e rrallë gjenetike shkakton një uri të përhershme për të ngrënë,  rritje të kufizuar dhe redukton masën muskulore.

Familja e tij e varfër bën apel për të përballuar trajtimin mjeksor për djalin e tyre, nëse diagnoza konfirmohet. Besohet se Luis mund të jetë bebushi më i shëndoshë në botë, megjithatë ende nuk është vendosur nëse është rekord.