BE ‘shuplakë’ Serbisë, nuk do të hapet asnjë kapitull

04.06.2019 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
BE ‘shuplakë’ Serbisë, nuk do të hapet asnjë kapitull

Mediat e Kroacisë raportojnë se Serbia mori një dush të ftohtë nga Brukseli këtë muaj pasi nuk do të hapet asnjë kapitull i vetëm deri në fund të Presidencës rumune të BE-së.

Serbia shpreson të hapë së paku kapitullin 9 mbi shërbimet financiare, por për këtë nuk ka konsensus në Këshillin e BE, edhe pse Rumania po punon për të marrë mbështetje për të, shkruan Euractiv.jutarnji.hr.

BE hedh poshtë pretendimet se bëhet fjalë për bllokadë, por sipas burimeve diplomatike të Euractiv.jutarnji.hr, deri te kjo ka ardhur pasi Serbia nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme për të bindur shtetet anëtare se mund të ecë përpara në negociatat e pranimit, transmeton KosovaPress.

Disa vende anëtare të BE-së kanë kërkuar që raporti i fundit mbi progresin e Serbisë, botuar nga Komisioni Evropian javën e shkuar, të lexohet me kujdes dhe pastaj do të jetë më e qartë pse negociatat nuk shkojnë sipas ritmit të dëshiruar.

Edhe pse normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është një kusht kyç që Serbia duhet të përmbushë në procesin e pranimit, i cili përfshihet në Kapitullin 35, nuk ishte në këtë kohë arsyeja për mos hapjen e kapitujve të tjerë.

Euractiv.jutarnji.hr gjithashtu shkruan se mediat serbe shpesh përmendin se Kroacia qëndron prapa ngadalësimit të negociatave, por thekson se kjo nuk është e vërtetë.

“Shumica e kapitujve nuk hapen për shkak të skepticizmit më së shpeshti në Francë, Gjermani dhe Holandë. Këto vende nuk janë ndryshe shumë të prira për të përshpejtuar procesin e zgjerimit, pavarësisht nga vendi kandidat”, shkruan media kroate.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


BE ‘shuplakë’ Serbisë, nuk do të hapet asnjë kapitull

BE ‘shuplakë’ Serbisë, nuk do të hapet asnjë kapitull

Gjermania kërkon 45.000 deri në 60.000 shoferë kamionësh

Gjermania kërkon 45.000 deri në 60.000 shoferë kamionësh

Vdes personi që u aksidentua teksa punonte në një shtëpi në Obiliq

Vdes personi që u aksidentua teksa punonte në një shtëpi në Obiliq

Tërnava fton për unitet qytetarët e spektrin politik

Tërnava fton për unitet qytetarët e spektrin politik

Shteti i ofron strehim, por gruaja rome e sulmuar nuk e pranon (VIDEO)

Shteti i ofron strehim, por gruaja rome e sulmuar nuk e pranon (VIDEO)

Daçiq e thotë haptas: Veriu s’mund të jetë nën sovranitetin e Kosovës dhe fund

Daçiq e thotë haptas: Veriu s’mund të jetë nën sovranitetin e Kosovës dhe fund

Haziri viziton KBI në Gjilan në prag të Fitër Bajramit

Haziri viziton KBI në Gjilan në prag të Fitër Bajramit

Hoxha: Nevojitet përkushtim më i madh për zbatimin e reformave drejt BE-së, vonesat janë të patolerueshme

Hoxha: Nevojitet përkushtim më i madh për zbatimin e reformave drejt BE-së, vonesat janë të patolerueshme

Stoltenberg: Serbia dhe Kosova të marrin shembull Marrëveshjen e Prespës

Stoltenberg: Serbia dhe Kosova të marrin shembull Marrëveshjen e Prespës

Delegacioni gjermano-francez: Mbështesim BE-në për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

Delegacioni gjermano-francez: Mbështesim BE-në për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

Veseli: Franca e Gjermania përkrahin Kosovën për vizat e dialogun

Veseli: Franca e Gjermania përkrahin Kosovën për vizat e dialogun

Kryetari Mustafa ka pritur në takim delegacionin nga Gjermania dhe Franca

Kryetari Mustafa ka pritur në takim delegacionin nga Gjermania dhe Franca

Korça: Në Gjilan, kemi realizuar qindra projekte infrastrukturore brenda pesë muajve

Korça: Në Gjilan, kemi realizuar qindra projekte infrastrukturore brenda pesë muajve

Prokuroria ngrit 110 aktakuza për 24 orë

Prokuroria ngrit 110 aktakuza për 24 orë

Thaçi mysafirëve nga Parisi e Berlini: S’e heqim taksën, s’pranojmë kushte të reja për vizat

Thaçi mysafirëve nga Parisi e Berlini: S’e heqim taksën, s’pranojmë kushte të reja për vizat

Haziri me bashkëpunëtorë viziton shkollën “Don Bosko”

Haziri me bashkëpunëtorë viziton shkollën “Don Bosko”