BE: Samiti i Berlinit shërbeu për përafrimin e Kosovës dhe Serbisë

E publikuar: 30/04/2019 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian, samitin e djeshëm në Berlin, e ka cilësuar si të rëndësishëm për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Bashkimi Evropian mendon se Samiti i Berlinit me vendet e Ballkanit Perëndimor është një hap pozitiv.

Ka qenë zëdhënësja Maja Kocijançiq që ka thënë se takimet e Berlinit shërbyen për të afruar më shumë Prishtinën me Beogradin.

“Takimi i djeshëm prodhoi sinjale të tjera të rëndësishme në mbështetje të dialogu më të angazhuar midis Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kjo është me rëndësi pasi ne mirëpresim çdo përpjekje që mbështet dialogun”, ka thënë ajo.

Kocijançiq konfirmoi se takimi më i afërt mes palëve dhe përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme Federica Mogherini, do të jetë ai në Samitin e Bërdo Brijuanit, që do të mbahet më 8 dhe 9 maj në Tiranë, transmeton opinion.al.