
Shumica ishin pro, por jo edhe Franca, Danimarka dhe Holanda.
Këto tri shtete e kundërshtuan hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Lajmin e hidhur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e dha kancelarja gjermane Angela Merkel, ku bëri me dije se nuk kanë një afat të caktuar se kur do t’i hapin negociatat për këto dy vende që synojnë anëtarësim në BE.
Gjermania, por edhe drejtuesit aktual të unionit u panë të dëshpëruar për këtë mungesë konsensusi.