BE premton 1 miliard euro për infrastrukturën në Ballkanin Perëndimor (Video)

25.03.2015 16:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
BE premton 1 miliard euro për infrastrukturën në Ballkanin Perëndimor (Video)

Bashkimi Evropian është i gatshëm të investojë deri në 1 miliard euro për projektet e përbashkëta të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Ballkanin Perëndimor. (VIDEO)

Këtë e ka konfirmuar Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Negocim të Zgjerimit, Johanes Han pas konferencës ministrore të gjashtë vendeve ballkanike të mbajtur të mërkurën në Prishtinë, ku morën pjesë ministrat e Jashtëm nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.

Por, për marrjen e mjeteve të Bashkimit Evropian, vendet e rajonit u tha se duhet të zhvillojnë projekte të përbashkëta të standardeve evropiane, qofshin ato rrugore, hekurudhore dhe doganore, për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

Në fund të konferencës, ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë miratuar dhe një deklaratë të përbashkët me të cilën janë pajtuar në parim për arritjen e marrëveshjeve të përbashkëta ditëve në vijim.

Komisioneri Han, tha se duhet të zhvillohet edhe një takim tjetër i përfaqësuesve të rajonit para datës 21 prill, kur në Bruksel do të mbahet takimi i ministrave, ku edhe pritet të nënshkruhet kjo marrëveshje nga e cila do të përfitojnë projektet ndërshtetërore që lidhin qytete e porte në rajon.

Fillimisht, ai ka thënë se përmes fondeve të Instrumentit të Para Aderimit të quajtur IPA, do të investohen 180 milionë euro për këto projekte, kurse në planet më afatgjate parashihet një shumë më e madhe.

“Ne jemi të gatshëm të ndajmë deri në 1 miliard euro nga ‘IPA dy’ deri në përfundim të këtyre projekteve”, ka thënë Johanes Han.

Komisioneri i Bashkimit Evropian i ka inkurajuar vendet e Ballkanit Perëndimor që të angazhohen në projekte të infrastrukturës doganore me standarde më të larta evropiane dhe zhvillimin e projekteve nga fusha e energjisë.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aty u paraqit edhe si nikoqir i këtij takimi, ka thënë se Kosova është bërë tashmë një faktor stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajon.

Ai ka konfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e plotë të marrëdhënieve edhe me Serbinë fqinje.

Vetë prania e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq në këtë konferencë në Prishtinë, sipas Thaçit, dëshmon për avancimin drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dyja vendeve.

“Pjesëmarrja e sotme e ministrit Daçiq në konferencën në Prishtinë është mesazh apo edhe një hap përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Në të njëjtën kohë është një hap përpara në sjelljen tonë të lidershipit rajonal të një sjellje evropiane”, ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se çështjet historike dhe problemet nga e kaluara, nuk do të duhej të pengonin zhvillimin e projekteve për të ardhmen, siç ishte rasti me diskutimet në konferencën e së mërkurës në Prishtinë.

“Duhet të përqendrohemi në atë që është pozitive, do të thotë, duhet t’u ikim deklaratave që na kthejnë prapa, dhe të përqendrohemi në çështjet kaq të rëndësishme për të cilat sot po bisedojmë”, ka thënë Daçiq.

Kosova dhe Serbia tashmë kanë edhe një marrëveshje për autostradën Prishtinë – Nish, të arritur në Bruksel dhe të cilën Bashkimi Evropian është zotuar se do ta financojë. http://www.evropaelire.org/media/video/26919712.html

Konferenca në Prishtinë pason atë të Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


E zbulojnë planin e Vetëvendosjes, diplomatët të huaj thonë se kështu po punohet për bashkim me Shqipërinë

E zbulojnë planin e Vetëvendosjes, diplomatët të huaj thonë se kështu po punohet për bashkim me Shqipërinë

Kurti: Gjenocidi, varret dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kurti: Gjenocidi, varret dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Serbi ktheu në private tokën shoqërore në vlerë të rreth 5 milionë eurove (Video)

Serbi ktheu në private tokën shoqërore në vlerë të rreth 5 milionë eurove (Video)

Ish-ambasadori Walker e quan propagandë të Serbisë deklaratën e Vuçiqit për Reçakun

Ish-ambasadori Walker e quan propagandë të Serbisë deklaratën e Vuçiqit për Reçakun

BE-ja i reagon Vuçiqit për Reçakun: S’mund të mohohet ajo që ka ndodhur në Kosovë gjatë 1999-ës

BE-ja i reagon Vuçiqit për Reçakun: S’mund të mohohet ajo që ka ndodhur në Kosovë gjatë 1999-ës

Ligji për paga trazon punëtorët e sektorit publik

Ligji për paga trazon punëtorët e sektorit publik

Thaçi në Berlin i kërkon Vetëvendosjes ta formojë Qeverinë

Thaçi në Berlin i kërkon Vetëvendosjes ta formojë Qeverinë

NATO ultimatum Prishtinës dhe Beogradit: Po e pengoni ekonominë dhe politikën, zgjidheni problemin

NATO ultimatum Prishtinës dhe Beogradit: Po e pengoni ekonominë dhe politikën, zgjidheni problemin

Sindikalistët kërkojnë takim urgjent me krerët e shtetit, arsyja Ligji për Paga

Sindikalistët kërkojnë takim urgjent me krerët e shtetit, arsyja Ligji për Paga

BQK-ja mbyll “Monego” dhe “Iute Credit”

BQK-ja mbyll “Monego” dhe “Iute Credit”

KEK-u thotë është i gatshëm për sezonin dimëror

KEK-u thotë është i gatshëm për sezonin dimëror

Cakaj: Shqipëria merr zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së

Cakaj: Shqipëria merr zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së

Sipas analistëve, nëse nuk ka marrëveshje LDK-LVV duhet qeveri kalimtare

Sipas analistëve, nëse nuk ka marrëveshje LDK-LVV duhet qeveri kalimtare

Haziri thotë se LDK e VV janë marrë vesh që autostrada e Dukagjinit të mos ndërtohet

Haziri thotë se LDK e VV janë marrë vesh që autostrada e Dukagjinit të mos ndërtohet

Gani Geci: Thaçi më ka thënë në vesh se komunikatën numër 59 e ka shkruar Rexhep Selimi

Gani Geci: Thaçi më ka thënë në vesh se komunikatën numër 59 e ka shkruar Rexhep Selimi

Haradinaj: Vuçiq, mohuesi i masakrës së Reçakut që po favorizohet nga BE urren patologjikisht shqiptarët

Haradinaj: Vuçiq, mohuesi i masakrës së Reçakut që po favorizohet nga BE urren patologjikisht shqiptarët