BE nderon opozitën dhe disidentët e Venezuelës me çmimin "Saharov"

E publikuar: 14/12/2017 00:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opozita demokratike e Venezuelës dhe të burgosurit e saj politikë morën të mërkurën Çmimin Saharov të Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut.

Parlamenti Evropian tha se donte të shpërblente guximin e studentëve dhe politikanëve të cilët po luftojnë për liri përballë një qeverie shtypëse.

Laureatët e Çmimit tha se nderi që iu bë kishte një domethënie të madhe për ta.

Vitin e kaluar çmimi iu dha dy grave Yazidi që u arratisën nga skllavëria seksuale e grupit Shtetit Islamik.