Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sot në Bruksel me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq.
Ky takim i cili mbahet në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi, pritet të fillojë në pasditen e vonshme.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijancic.
“Takimi pritet të fillojë pasditen e vonshme”, thuhet shkurt në përgjigjen e Kocijancic.
Ndërkohë, lajmi.net nga burime të sigurta merr vesh se takimi mes dy presidentëve pritet të fillojë në ora 18:00.
Kujtojmë se përveq takimit në Bruksel, Thaçi e Vuçiq pritet të ballafaqohen edhe më 11 nëntor në Paris, në kuadër të ceremonisë së shënimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.