BE ka me sulmue anijet e emigrantëve!

E publikuar: 19/05/2015 00:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sapo asht marrë vendimi për nisjen e operacionit detar të Bashkimit Europian për me shkatrrue modelin e biznisit të kontrabanduesve e të rrjeteve të trafikantëve në Mesdhe.

Kështu ka shkrue në Twtter vetë Përfaqësuesja e Naltë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, mbas mbledhjes së minsitrave të 28 vendeve antare.

Mogherini tha se bashkë me vendet antare kanë me nda përgjegjësinë e asaj çka kanë me ba me personat që kemi me shpëtue. Simbas saj, kjo përgjegjësi asht pjesë integrale e strategjisë së BE për emigracionin.

Me këto fjalë, Mogherini i përgjigjet dyshimeve të Francës, Spanjës e ndonji vendi tjetër si Hungaria, për shpërndamjen e emigrantëve nëpër vendet antare.

Pres nga vendet antare, të njajtët që kërkuen që BE me reague shpejt dhe me efikasitet, që tash me i lejue Europës me qenë efikase në të gjithë aspektet e këtij aksioni: në operacionin detar, në shpëtimin e jetëve në det e në drejtimin e jetëve që shpëtojmë, – ka thanë ministrja e Jashtme italiane, Mogherini.