BE ka dërguar maska mbrojtëse në Maqedoni

E publikuar: 11/05/2020 15:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Siç raportojnë nga AIM, Bashkimi Evropian do të dërgojë maska të reja në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi prej rezervave të BE-së për pajisje mbrojtëse shëndetësore.

“Jam krenar që po mobilizohet pajisje mbrojtëse shtesë për Maqedoninë dhe Malin e zi nga rezervat e BE-së. Me këto maska do t’i mbrojmë punonjësit shëndetësorë dhe punëtorët tjerë esencial”, tha Janez Lenarçiç, eurokomisonar për ndihmë humanitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Javën e kaluar dy vendet morën ndihmë nga Austria ndërsa te ndihmat kishte dezinfektues, doreza, peshiqr që u dhanë pëërmes mekanizmit të BE-së për mbrojtje civile.

Rezervat, siç  sqarojnë nga Komisioni Evropian, ndodhen në Rumuni dhe Gjermani dhe këto dy vendet janë përgjegjëse për dorëzimin e pajisjeve.

Siç njoftojnë nga BE, Komisioni Evropian përgatisin ndihmë shtesë gjatë javëve të ardhshme.