BE-ja zbeh shpresat për kosovarët

21.10.2019 09:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
BE-ja zbeh shpresat për kosovarët

Moshapja e dyerve të BE-së për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut pritet të ndikojë negativisht edhe te Kosova, e cila është në fazën fillestare të integrimit në BE. Ndonëse BE-ja ka një varg kërkesash për Kosovën, me theks të veçantë te dialogu me Serbinë, ky institucion ende nuk ka dhënë një vendim pozitiv për heqjen e vizave për kosovarët, ndonëse një gjë të tillë e kishte premtuar kohë më parë

Pas mosarritjes së konsensusit në Bashkimin Evropian për t’i hapur negociatat me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, një gjë e tillë pritet të ulë pritshmëritë e “evropianëve të rinj”, të kosovarëve drejt ëndrrës së tyre euroatlantike. Javën që lamë pas shtetet e Bashkimit Evropian i thanë “Jo” nisjes së negociatave të anëtarësimit me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndonëse në tryezën e bisedimeve mbizotëruan zërat se këtyre dy shteteve duhej dhënë përgjigje pozitive.

E derisa BE-ja vazhdon të ketë një numër të lartë kërkesash ndaj Kosovës, ku mbizotëron ajo për arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë, shtetet anëtare të këtij unioni po vazhdojnë të mos unifikohen sa i përket heqjes së vizave të Kosovës. Kosovarët po vazhdojnë të mbahen të izoluar, ndonëse zyrtarë të BE-së u kishin premtuar atyre se me t’u arritur Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e zi do të hiqeshin edhe vizat.

Ekspertë të integrimeve vlerësojnë se mosunifikimi i BE-së për t’i hapur bisedimet me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, si dhe mosdakordimi i tyre për heqjen e vizave për Kosovën shpërfaq mungesën e vullnetit të shteteve anëtare për të përkrahur zgjerimin e mëtutjeshëm të BE-së, qoftë në kuptimin e procesit të anëtarësimit, qoftë të heqjes së vizave. /Zeri

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Koronavirusi në Itali, Ministria e Jashtme jep informacion: Ja si është situata për shqiptarët

Koronavirusi në Itali, Ministria e Jashtme jep informacion: Ja si është situata për shqiptarët

Dilemat e ngritura për përfilljen e procedurave ligjore nga shkarkimet e Qeverisë Kurti

Dilemat e ngritura për përfilljen e procedurave ligjore nga shkarkimet e Qeverisë Kurti

Kurti shkon në këmbë deri në zyrë, tregon arsyen pse e bëri këtë

Kurti shkon në këmbë deri në zyrë, tregon arsyen pse e bëri këtë

Shtrirja e koronavirusit nga Kina në Evropë: një listë me lajmet më të rëndësishme

Shtrirja e koronavirusit nga Kina në Evropë: një listë me lajmet më të rëndësishme

Zënkat mes partive hapin debatin për (mos)funksionimin e qeverisë teknike

Zënkat mes partive hapin debatin për (mos)funksionimin e qeverisë teknike

Vuçiq: Serbia sivjet do të përballet me ultimatum rreth njohjes së Kosovës

Vuçiq: Serbia sivjet do të përballet me ultimatum rreth njohjes së Kosovës

Sipas PDK-së, Konjufca është përgjegjës për skandalin me Xhamajkan

Sipas PDK-së, Konjufca është përgjegjës për skandalin me Xhamajkan

Xhamajka sqarohet edhe zyrtarisht: S’kemi marrë asnjë vendim për Kosovën

Xhamajka sqarohet edhe zyrtarisht: S’kemi marrë asnjë vendim për Kosovën

Vjen reagimi i Vlora Çitakut rreth (mos) njohjes nga Xhamajka

Vjen reagimi i Vlora Çitakut rreth (mos) njohjes nga Xhamajka

Thaçi: Ftoj institucionet e Kosovës t’i mirëpresin kërkesat e SHBA-së

Thaçi: Ftoj institucionet e Kosovës t’i mirëpresin kërkesat e SHBA-së

Pastrimi i parave: Shqipëria në “listën gri”, që paraqet pasoja negative për ekonominë dhe imazhin e shtetit

Pastrimi i parave: Shqipëria në “listën gri”, që paraqet pasoja negative për ekonominë dhe imazhin e shtetit

Kadri Veseli i reagon Albin Kurtit për shkarkimet e zyrtarëve

Kadri Veseli i reagon Albin Kurtit për shkarkimet e zyrtarëve

Gecaj tallet me sulmuesit e Hotit, “Komandantët” e vezëve nga njësiti i pulave!

Gecaj tallet me sulmuesit e Hotit, “Komandantët” e vezëve nga njësiti i pulave!

Kush dhe pse në të vërtetë e vrau Shaban Polluzhën?

Kush dhe pse në të vërtetë e vrau Shaban Polluzhën?

Pas fyerjeve, kërcënimeve dhe mbetjes pa punë të nënës së tij, Iviqi thotë se i intereson vetëm futbolli

Pas fyerjeve, kërcënimeve dhe mbetjes pa punë të nënës së tij, Iviqi thotë se i intereson vetëm futbolli

Kryeministri Kurti i del në mbrojtje lojtarit serb të cilit iu larguan prindërit nga puna

Kryeministri Kurti i del në mbrojtje lojtarit serb të cilit iu larguan prindërit nga puna