BE-ja ka një plan për “Trepçën”

E publikuar: 05/02/2019 12:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Koçijançiç tha se çështja e statusit “Trepça” duhet të zgjidhet nëpërmjet një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe theksoi “se të gjitha çështjet e pazgjidhura në mes të dy palëve duhet të zgjidhen nëpërmjet finalizimit të dialogut”.

“BE-ja si një ndërmjetës në dialog ka për qëllim që me anë të marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës të zgjidhen të gjitha çështjet e pazgjidhura në mes të dy palëve një herë e përgjithmonë”, tha Koçijançiç në pyetjen e Tanjug-ut sa ndikon në fatin e dialogut miratimi i statutit të “Trepçës”.

Koçijançiç përsëriti se BE pret heqjen e taksës nga Prishtina dhe një rifillim të shpejtë të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se dialogu me Prishtinën mund të vazhdojë vetëm kur Prishtina të heqë taksat për mallrat nga Serbia qendrore, por edhe kur të pushojnë “provokimet sikurse ligji për statutin e Trepçës”.

Parlamenti në Prishtinë të shtunën miratoi një statut të “Trepçës”, i cili ofron regjistrimin e kompanisë së re në përputhje me ligjin e vitit 2016, dhe se 80 për qind e aksioneve i përkasin Prishtinës dhe 20 për qind të punëtorëve, raporton sputnik transmeton zeri.info