BE-ja i kërkoi sanksione ndaj Rusisë, Vuçiqi refuzoi – a do të ketë pasoja?

E publikuar: 01/04/2021 18:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia është nën vëzhgim dhe presion të vazhdueshëm nga Bashkimi Evropian për t’u bashkuar me vendet e tjera që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të helmimit të liderit të opozitës, Alexei Navalny, transmeton Gazeta Express.

Sipas burimeve të “Novostit”, zyrtarë serbë janë sugjeruar në disa raste se do të ishte mirë që Beogradi, si kandidat për anëtarësim në BE, ta ndiqte politikën e jashtme të Brukselit në këtë rast, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk pranoi.

Kjo lëvizje e shefit të shtetit serb, që mbron pozicionet strategjike të shtetit përballë negociatave me Kosovën, ndoshta nuk do të mbetet pa u vënë re.

BE njoftoi të martën se vendet e rajonit – Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria (të tre kanë statusin e kandidatëve për anëtarësimin në BE), si dhe Ukraina, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia u bashkuan me vendimin e tyre.

“Këto vende do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me vendimet e Këshillit. Ne e mirëpresim atë”, tha Jose Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë.