BE ia tërheq vërejtjen Edi Ramës: Mos provoko!

E publikuar: 08/04/2015 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se provokimet janë të papranueshme pasi që vendet e Ballkanit Perëndimor po përparojnë secila me tempin e saj në integrimet evropiane.
Këtë e ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Komisionit Evropian, Frederica Mogherini dhe Johanes Hahnit, duke shtuar se përparimi drejt BE-së varet kryekëput nga bashkëpunimi rajonal, pajtimi dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.

Ajo sot e ka dhënë vlerësimin zyrtar të BE-së pas paralajmërimit të unionit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama se Shqipëria dhe Kosova mund të bashkohen nëse BE-ja nuk i hap Kosovës rrugën e integrimit dhe heqjes së vizave.

“Pasi që e kemi verifikuar se çfarë ka thënë kryeministri Rama në intervistë, duam të theksojmë se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane, e konfirmuar nga BE-ja në nivele më të larta. Të gjithë partnerët në rajon vet i kanë përcaktuar karakteristikat për të konfirmuar angazhimin dhe qëllimin që të përmbushin një sërë kushtesh dhe standardesh të BE-së”, thuhet në njoftim.

“Angazhimet e mësipërme gjithashtu përfshijnë bashkëpunimin rajonal, pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe të gjitha deklaratat provokative në këtë kuadër janë të papranueshëm”, thuhet tutje në njoftim.maja kocojancic /express/