BE ia shpjegon Kurtit: Vizat hiqen kur të plotësohen kushtet

29.02.2020 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
BE ia shpjegon Kurtit: Vizat hiqen kur të plotësohen kushtet

Albin Kurti po kërkon që të shpërblehet me liberalizim të vizave nga Bashkimi Evropian para Samitit të Zagrebit. Këtë favor kreu i Qeverisë po e kërkon nga Brukseli pas vendimit për heqje të pjesshme të taksës 100 % ndaj produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovine. Megjithatë nga BE’ja kujtojnë se vendimi për heqjen e regjimit të vizave merret mbi bazën e përmbushjes së kushteve të cilat janë paracaktuar qysh në vitin 2012.

S’ka asnjë lidhje ndërmjet liberalizimit të vizave me heqjen e taksës. Kjo është përgjigja e BE’së që i ka dhënë kërkesës së Albin Kurtit, i cili të enjten mbrëma kërkoi heqjen e vizave në këmbim të heqjes së taksës.

Një zyrtare e BE’së i ka thënë Gazetës Express se liberalizim të vizave bazohet në përmbushjen e një sërë kushteve legjislative dhe institucionale, të cilat janë vendosur në udhëzuesin për liberalizim të vitit 2012.

“Vendimi për liberalizim të vizave bazohet në përmbushjen e një serie kushtesh legjislative dhe institucionale, siç janë prezantuar në udhëzuesin e liberalizimit të vizave në vitin 2012”, thuhet në përgjigje.

Përveç kësaj gjasat që të merret një vendim për liberalizim para muajit maj janë minimale.

Siç potencohet nga Bashkimi Evropian çështja e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën vazhdon të mbetet në nivel teknik dhe se tash për tash as që planifikohet të diskutohet për një temë të tillë.

“Diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën kanë mbetur në nivel teknik brenda Këshillit. S’mund të spekuloj se kur mund të diskutohet apo të merret vendim. Megjithatë unë mund të konfirmoj se nuk janë planifikuar diskutime rreth kësaj teme për momentin”, ka thënë kjo zyrtare e BE’së për Gazetën Express.

Gjithashtu kjo zyrtare ka thënë se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një prej reformave që është vendosur në udhëzuesin për liberalizim të vizave.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten derisa ka prezantuar planin e tij për heqjen në dy faza të taksës 100 % ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, ka kërkuar që një lëvizje të tillë ta vlerësojë lartë Bashkimi Evropian dhe t’ia ofrojë Kosovës lëvizjen e lirë në Zonën Schengen. Kryetari i Qeverisë ka kërkuar liberalizim të vizave para Samitit të Zagrebit që do të mbahet më 7 maj.

“Bashkimi Evropian ta vlerësojë lart vendimin e palës kosovare për ta hequr tarifën prej 100%, duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit më 7 maj 2020”, ka thënë Kurti teksa ka prezantuar të enjten në Prishtinë planin e tij për heqje të taksës fillimisht për lëndën e parë e më pas edhe për të gjitha produktet nëse Serbia sillet mirë dhe ndalon fushatën e çnjohjeve.

Komisioni Evropian vite më herët kishte konfirmuar se Republika e Kosovës ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave. Por shtetet anëtare të BE’së tashmë vlerësojnë se Kosova ende nuk i ka plotësuar kushtet për të marrë liberalizimin e vizave.

Një qëndrimet e tillë e mbanë Franca bashkë me disa shtete të tjera. Nga Parisi zyrtar theksojnë se duhet të bëhet përparim i prekshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kosova aktualisht në procesin e liberalizimit të vizave ka mbështetje të fortë nga Gjermania, gjithashtu dhe nga Kroacia shtet që aktualisht është duke kryesuar me presidencën e BE’së./GazetaExpress/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Data e zgjedhjeve, peng i pandemisë në Maqedoninë e Veriut

Data e zgjedhjeve, peng i pandemisë në Maqedoninë e Veriut

Qeveria heq karantinën për Klinën, Vitinë e Malishevën

Qeveria heq karantinën për Klinën, Vitinë e Malishevën

Mbi 1 milion euro janë mbledhur taksa nga importi i mallrave nga Serbia, që nga reciprociteti

Mbi 1 milion euro janë mbledhur taksa nga importi i mallrave nga Serbia, që nga reciprociteti

Skenarët e mundshëm të krizës

Skenarët e mundshëm të krizës

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

Jovic pranon ofertën e Milanit, “topi” kalon te Real Madrid

Jovic pranon ofertën e Milanit, “topi” kalon te Real Madrid

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre

Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje