BE del me një plan për refugjatët, edhe Kosova pjesë e takimit të Luksemburgut

E publikuar: 08/10/2015 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme të Bashkimit Europian, në mesin e të cilëve edhe ministri Hashim Thaçi, kanë diskutuar për krizën e refugjatëve në Europë. Nga konferenca, ka dalë edhe një plan i përbashkët, ku nëpërmjet disa pikave, është hartuar një plan i ri për refugjatët.
Pikat kryesore të planit janë: bashkëpunimi ndërmjet shteteve për t’iu përgjigjur krizës së refugjatëve, ndër to, parashihet që trajtimi i refugjatëve të bëhet duke respektuar të drejtat e njeriut. Më pas, është kërkuar bashkëpunim më i madh në luftimin e terrorizmit si dhe mbështetja e vendeve që po përballen me grupin terrorist, ISIS.

Në mesin e më shumë se 30 pikave nga deklarata e përbashkët e takimit në Liksemburg, është edhe kërkesa që të respektohet rregullat kufitare, përballë krizës së emigrantëve.

Në të kundërtën, kalimi i kufinjve në mënyrë ilegale “mund të kontribuojë në rritjen e krimit të organziuar”, thuhet në pikën 3 të deklaratës.

“Ndodhemi përballë një sfide të përbashkët. Si partnerë, na duhet të veprojmë përballë saj kolektivisht dhe me solidaritet”, thuhet në pikën 4 të Deklaratës.

Ballkani Perëndimor dhe Kriza e refugjatëve

Ballkani Perëndimor, Serbia dhe Maqedonia, janë pjesë e rrugëve tranzite për refugjatët dhe migrantët të cilët synojnë shtetet e Bashkimit Europian. Ne çmojmë asistencën që këto shtete kanë treguar përballë kësaj situate. Shumë shtete të Bashkimit Europian janë gjithashtu nën presionin e madh si vende tranzite por edhe si destinacion për refugjatët, thuhet në deklaratë.

Më tutje thuhet, se shtetet duhet të ofrojnë gjithë ndihmën e tyre, për të gjithë akterët që po mundohen të kontribuojnë përballë krizës së refugjatëve, përfshirë edhe OJQ’të e ndryshme.

Veprimet që priten të ndërmerren janë edhe mbështetja e vendeve që njihen si destinacion më i madh i refugjatëvë. Gjishtashtu, si pikë e veçantë, parashihet edhe lejimi i refugjatëve në edukim, qoftë edhe në arsimin e lartë.

Informimi i refugjatëvë për migrimin ilegal dhe rrezikun që sjellë ai, është një pikë tjetër.

Mbështetja e vendeve tranzit, është gjithashtu një pikë tjetër e deklaratës.

Si pika tjera të deklaratës, janë edhe bashkëpunimi kundër krimit të organizuar që është përgjegjës për trafikimin e migrantëve, bashkëpunimi mes njësive inteligjente të vendeve, mbështetja dhe mborjtja e viktimave të trafikimit të migrantëve, bashkëpunimi me agjencitë dhe organizatat ndërkombëtare të Bashkimit Europian, etj.

Ndryshe, se edhe Kosova ishte pjesë e takimit, e ka konfirmuar zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Sot, me ftesën e presidencës së Luksemburgut të Bashkimit Europian dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, znj. Federica Mogherini, do të jem së bashku me të gjithë ministrat e punëve të jashtme dhe të brendshme të shteteve të Bashkimit Europian dhe rajonit në një konferencë të nivelit të lartë në Luksemburg, ku do të diskutojmë për sfidën e refugjatëve që ka përfshirë kontinentin. Unë do ta konfirmoj përkushtimin e Kosovës, që të luaj rol aktiv në gjetjen e zgjidhjeve për këtëproblem të ndjeshëm, për të cilin bazuar në vetë historinë e saj, Kosova bashkëndjen në mënyrë të veçantë.
Është kjo një mundësi e mirë që të tregojmë rolin e pazëvendësueshëm të Kosovës në luftimin e trafikimit të refugjatëve dhe në garantimin e sigurisë për qytetarët tanë, për rajonin dhe për tërë Europën. Komuniteti ndërkombëtar gjithnjë e më shumë po e pranon Kosovën si një anëtare aktive. Tani BE duhet të na mbështes, duke hequr edhe regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës. HTH”, shkruante Thaçi në Facebook./Gazeta Express/