BE: Brenda pak javëve takimi i radhës mes Thaçit e Vuçiqit

E publikuar: 18/07/2018 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian në një komunikatë për media ka shpalosur detajet e takimit të Përfaqësuese së Lartë të BE-së, Federica Mogherinit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë komunikatë thuhet se Thaçi e Vuçiq u pajtuan që brena pak javëve të zhvillohet një takim tjetër.

“Sot, Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e BE-së, është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë këtij takimi, Mogherini bashkë me dy presidentët e kanë rishikuar progresin që është bërë në diskutimet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Ata u pajtuan që brenda pak javëve të takohen prapë për ta vazhduar punën e tyre”, thuhet në komunikatë.