BBC: Ekonomia e dobët, çështja kryesore e zgjedhjeve në Kosovë

E publikuar: 11/06/2017 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediumi prestigjioz britanik, BBC, duke raportuar për zgjedhjet parlamentare që po mbahen aktualisht në Kosovë shkruan se Qeveria e re e Kosovë do të duhej të trajtojë papunësinë e lartë, të përmirësojë ekonominë dhe të zhvillojë marrëdhënie më të mira me fqinjët e saj, transmeton “Zeri.info”.

BBC rikujton se Kosova ka shkuar në zgjedhje pas mosbesimit të votuar nga parlamenti ndaj kryeministrit në detyrë, Isa Mustafa.