Bayerni “uragan”, mposht Fortunën e Dusseldorfit me “manita”

E publikuar: 30/05/2020 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bayerni i Mynihut një “uragan” shkatërrimtar në Bundesligë. Kampionët në fuqi të Gjermanisë duken të pandalshëm drejt titulli të radhës kampion, teksa në javën e 29-të shkatërruan 5-0 në “Allianz Arena” Fortuna Dusseldorfin, duke e çuar në plus 10 pikë, të paktën për një ditëm, diferencën me Borussian e Dortmundit, që mban vendin e dytë në klasifikim.

Praktikisht ishte një ndeshje pa shumë histori, pasi bavarezët shënuan tri herë në portën mike gjatë pjesës së parë. Mbrojtësi danez, Zanka, devijoi topin për në portën e tij në minutën e 15-të, duke zhbllokuar rezultatin, ndërsa Pavard në t 29-ën i çoi shifrat në 2-0.

S’mund t’i mungonte listës së golashënuesve Robert Lewandowski, që realizoi të tretin në minutën e 43-të i shërbyer nga Muller. Në pjesën e dytë sulmuesi polak sigloi të dytin personal në këtë ndeshje, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Davies./tch/