‘Bayerni ta largoj Danten’

E publikuar: 08/03/2015 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Stefan Effenberg beson se Bayern Munich duhet ta largoj Danten gjatë verës së ardhshme.

Stefan Effenberg beson se ish skuadra e tij, Bayern Munich duhet ta largoj Danten në fund të këtij edicioni.

“Koha e Dantes në Bayern po shkon drejt fundit”, tha Effenberg për Sky.

Ai po ashtu foli edhe për vendimin e Guardiolas që e zëvendësoi Danten në minutën e 32-të në ndeshjen kundër Hannoverit, ku tha se vendimi ishte i kuptueshëm, pasi nuk kishte nevojë për 3 qendërmbrojtës kur skuadra kundërshtare mbrohej me 11 lojtarë.