Bayerni prek çerekfinalet, Napoli dhe Barça ndahen në paqe!

25.02.2020 23:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bayerni prek çerekfinalet, Napoli dhe Barça ndahen në paqe!

Bayern Munich mund të konsiderohet pa frikë si skuadra e parë çerekfinaliste e Champions League. Bavarezët “dërrmuan” Chelsean brenda në Stamford Bridge duke triumfuar me shifrat 0-3 në sfidën e parë të raundit të 1/8-ave.

Një dygolësh i Gnabryt në pjesën e dytë dhe një finalizim i Lewandowskit pas një inkursioni fantastik të talentit Davies bëri që Bayerni të hidhte një hap të sigurtë drejt kalimit në fazën tjetër. Chelsea e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi spanjolli Marcos Alonso u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 83-të.

Përfundoi ndërkohë në barazim 1-1 dueli mes Napolit dhe Barcelonës në San Paolo. Supergolit të Mertens në pjesën e parë iu kundërpërgjigj Griezmann në fraksionin e dytë. Çështja e kualifikimit mbeti e hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet pas 3 javësh në Camp Nou, edhe pse katalanasit janë favoritë.

Arturo Vidal pak minuta para fundit mori kartonin e dytë të verdhë dhe nuk do të luajë në sfidën e kthimit të raundit 1/8 të Championsit ndaj Napolit./tch/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


“La Liga do të përfundonte nëse Real Madridi do të ishte lider”

“La Liga do të përfundonte nëse Real Madridi do të ishte lider”

Kush është Arbër Bytyqi, futbollisti shqiptar?

Kush është Arbër Bytyqi, futbollisti shqiptar?

Efektet e lëngut të patates

Efektet e lëngut të patates

Operacionet plastike, jo çdo herë shkojnë mirë

Operacionet plastike, jo çdo herë shkojnë mirë

Mbappe lëvdon Reds dhe trajnerin Klopp

Mbappe lëvdon Reds dhe trajnerin Klopp

Gjykata në Gjermani: Volkswagen të dëmshpërblejë klientët

Gjykata në Gjermani: Volkswagen të dëmshpërblejë klientët

Mungesa e vitaminës D/ Si ndikon për diabetin, ja ushqimet ku gjendet

Mungesa e vitaminës D/ Si ndikon për diabetin, ja ushqimet ku gjendet

Capital T rrëmben vëmendjen në rrjete sociale, zhvishet për të treguar muskujt

Capital T rrëmben vëmendjen në rrjete sociale, zhvishet për të treguar muskujt

Lionel Messi: Kam refuzuar shansin të luante nën Mourinhon te Interi

Lionel Messi: Kam refuzuar shansin të luante nën Mourinhon te Interi

PSG shpreh interesim për Allegrin

PSG shpreh interesim për Allegrin

Aulas: Idiotët vendosën ndërprerjen e kampionatit, ndaj Juves me “këmbë të lidhura”

Aulas: Idiotët vendosën ndërprerjen e kampionatit, ndaj Juves me “këmbë të lidhura”

16 gjërat idiote për të cilat gratë shpenzojnë para (Foto)

16 gjërat idiote për të cilat gratë shpenzojnë para (Foto)

Trejsi Sejdini reagon për videon erotike që po çmend rrjetin (FOTOT)

Trejsi Sejdini reagon për videon erotike që po çmend rrjetin (FOTOT)

Befason tenisti i famshëm: Bëj seks çdo javë me tifozet mia

Befason tenisti i famshëm: Bëj seks çdo javë me tifozet mia

Përdhunoi shqiptaren për 48 orë/  Arrestohet ‘dragoi i Kavos’, rezistencë me armë ndaj policisë

Përdhunoi shqiptaren për 48 orë/ Arrestohet ‘dragoi i Kavos’, rezistencë me armë ndaj policisë

Federata Franceze vendos: Ligue 1 nis më 22 gusht

Federata Franceze vendos: Ligue 1 nis më 22 gusht