Bayerni nuk kursen Dortmundin në Allianz Arena

E publikuar: 31/03/2018 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Se Bayern Munich është një tjetër nivel nga skuadrat tjera në Bundesliga e ka treguar edhe derbi ndaj Borussia Dortmundit.

Bavarezët fituan në Allianz Arena me rezultat 6-0 ndaj BVB-së.

Goli i parë në takim u shënua nga Rober Lewandoski në minutën e pestë, pas nëntë minutash shënoi edhe James Rodriguez.

Foto: FC Bayern München/Twitter

Në pjesën e parë u shënuan edhe tre gola tjerë: Thomas Muller (23′),  Lewandoski (44′) dhe Frank Ribery (45+1′).

Pasi çështja e fituesit u mbyll në pjesën e parë, në pjesën e dytë kishte vetëm një gol përkundër rasteve të shumta. Ishte Lewandoski ai që shënoi në minutën e 87-të dhe kompletoi het-trikun.

Foto: Borussia Dortmund/Twitter

Pas kësaj fitore Bayerni vazhdon në pozitën e parë me 69 pikë, kurse BVB renditet i treti në tabelë me 48 pikë.

Ndeshja e ardhshme e klubit bavarez është kundër Augsburgut, ndërsa Dortmundi pret Stuttgartin. /Telegrafi/

Foto: FC Bayern München/Twitter