Bayerni me ofertë për transferimin e Thauvinit në Munich

E publikuar: 16/12/2017 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bayern Munich duket se po dëshiron ta përforcojë repartin ofensivë.

Kampioni aktual i Gjermanisë nuk po e pret verën për përforcime pasi një gjë të tillë do ta bëjë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediat gjermane dhe ato franceze kanë raportuar se Bayern Munich dhe Marseille kanë filluar bisedimet për sulmuesin Florian Thauvin.

24-vjeçari ka pasur një stinor mjaftë të suksesshëm te Marseille duke shënuar nëntë gola dhe duke dhuruar 11 asistime në të gjitha garat.

Thauvin duke festuar një gol këtë edicion me fanellën e Olympique Marseille

Kjo ka bërë që Bayern të jetë e gatshme të transferojë atë në Munich dhe për këtë drejtuesit e klubit kanë marrë dritën e gjelbër nga trajneri Jupp Heynckes.

Për reprezentuesin francez, Bayerni ka gati 35 milionë euro që ta transferojë atë në Munich.

Thauvin më parë ka provuar edhe kampionatin anglez kur u paraqit për Newcastlen për dy stinorë por nuk u përshtat me futbollin anglez.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet edhe Roma nga Serie A dhe Atletico Madrid në Spanjë. /Telegrafi/