Bayerni i bashkohet garës për Rakiticin

E publikuar: 22/02/2019 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bayern Munichu thuhet se është bashkuar në garën për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic, i cili është edhe objektiv i Interit.

Interi mendohet se është afër të mbyll një marrëveshje për Rakitic, por si duket tashmë gjërat kanë marrë kahe tjetër.

Sipas gazetës katalunase Sport, Bayerni dëshiron që kroati të bëhet pjesë e skuadrës së tyre të re në sezonin e ardhshëm.

Gazeta shpjegon se gjermanët janë të informuar për situatën e tij dhe janë të gatshëm të paguajnë një çmim të arsyeshëm për shërbimet e tij.

Rakitic është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë viteve të fundit (Getty Images)

Bayerni ka si trajneri bashkatdhetarin e Rakiticit, Niko Kovac, por ata do të preferonin të prisnin deri në fund të sezonit për të negociuar transferimin e tij.

Rakitic ka qenë te Barcelona që nga viti 2014 dhe ka dy vjet në kontratën e tij, por Sport shkruan se ai hodhi poshtë një ofertë fitimprurëse nga Paris Saint-Germain verën e kaluar.

Ai donte ta përdorte atë për të mbështetur çështjen e tij për një marrëveshje të re, por katalunasit nuk janë dakord se është koha e duhur për të diskutuar për një ripërtëritje.

Sport përfundon duke paralajmëruar se 30-vjeçari do të dëgjojë ofertat në qoftë se situata ngatërrohet dhe se ka shumë klube në lëvizje, përveç Nerazzurrëve dhe Bayernit. /Telegrafi/