Bayerni e mbyll sezonin në Bundesliga me humbje të thellë nga Stuttgarti

E publikuar: 12/05/2018 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bayern Munich është mposhtur 1-4 nga Stuttgarti në ndeshjen e fundit të sezonit 2017/18 në Bundesliga.

Bavarezët u shpallët kampion të Gjermanisë para disa javësh dhe pa presionin e pikëve u mposhtën në shtëpi në ndeshjen e fundit.

Ndeshja nisi mirë për mysafirët që gjetën golin pas vetëm pesë minutave lojë me anë të Daniel Ginczek, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Anastasios Donis.

Megjithatë, Bayerni arriti të kthehet në lojë duke barazuar në minutën e 24-të me anë të Corentin Tolissos, i cili shënoi për 1-1 pas asistimit të Robert Lewandowski.

Në fund të pjesës së parë ishte asistuesi i golit të parë, Donis, i cili shënoi për 1-2 dhe dërgoi të tij në pushim me epërsi.

Në pjesën e dytë vazhdoi loja e mirë e mysafirëve të cilët shënuan edhe dy gola të shpejtë për të siguruar fitoren ndaj Bayernit.

Fillimisht ishte Chadrac Akolo, i cili shënoi në minutën e 52-të për 1-3, ndërsa në të 55-tën shënoi Ginczek për 1-4 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Kështu, Bayerni e mbyll kampionatin në vendin e parë me 84 pikë, ndërsa Stuttgarti në vendin e shtatë me 51 pikë. /Telegrafi/