Bayerni e gjen pasardhësin e Ribery (Video)

E publikuar: 23/06/2015 20:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke i parë lëndimet e shpeshta që po e shoqërojnë Franck Riberyn, ku sot në mediat gjermane qarkulluan lajme se francezi edhe mund të rrezikojë karrierën, Bayerni ka filluar të mendoj për pasuesin e tij.

Bëhet fjalë për 22 vjeçarin, Paul Georges NTEP, që paraqitet për Stade Rennes, në Francë.

Futbollisti i lindur në Kamerun, shkëlqeu këtë edicion në kampionatin francez me 10 gola, duke debutuar edhe me ekipin kombëtar të Francës ndaj Belgjikës.

Në Bayern besojnë se NTEP, mund të jetë zëvendësues ideal për Riberyn, dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë 20 milionë euro skuadrës franceze

https://youtu.be/7fBJMzgdxEY