Bayerni blen Rudy e Sule nga Hoffenheim

E publikuar: 15/01/2017 14:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bayermi i Mynihut i rrëmben Hoffenheimit dy lojtarë të rëndësishëm, Sebastian Rudy-n dhe Nicklas Sule, që janë gjithashtu pjesë e kombëtares gjermane. Në fakt bëhet fjalë për një investim që i përket të ardhmes, pasi si mesfushori ashtu edhe mbrojtësi do të qëndrojnë te Hoffenheimi deri në fund të sezonit dhe do t’i bashkohen ekipit bavarez në muajin korrik.

Në njoftimin për shtyp në faqen zyrtare të Bayernit shkruhet se Rudy do të trasferohet në Bavari si lojtar i lirë, ndërsa për 21-vjecarin Sule, kampionët e Gjermanisë do të paguajnë një shumë të cilën klubet nuk kanë preferuar të zbulojnë pë rmomentin.

Rudy ka nënshkruar një kontratë 3-vjecare, pra do të jetë pjesë e Bayernit deri në vitin 2020, ndërsa qendërmbrojtësi Sule deri nqë qershor të 2022-shit.

Karl-Heinz Rummenigge theksoi se firma me dy lojtarët e përfaqësueses gjermane është një investim për të ardhmen, ndaj dhe për pjesën e mbetur të sezonit do të vazhdojnë të japin kontribut për Hoffenheimin.