Bayern Munich mezi triumfon ndaj Kolnit

E publikuar: 13/12/2017 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bayern Munich ka arritur fitoren e radhës në Bundesligën.

Bavarezët para shikuesve të vetë kanë triumfuar kundër skuadrës së Kolnit me rezultat 1-0.

Megjithëse e mbajtën mbi 84 për qind të topit, vendasit nuk arritën të shënojnë gol ani pse 12 herë gjuajtën në drejtim të golit.

Robert Lewandowski (’11), Thomas Muller (’13, ’38) ishin rastet më të mira për “rekordmeister”, por të cilët i shpërdoruan ato.

Tifozët në stadiumin Alianz Arena u deshtë të presin deri në minutën e 60 të takimit për të parë golin e parë në ndeshje.

Ishte Robert Lewandowski që shënoi gol nga afërsia pas një asistimi me kokë të gjermanit, Thomas Muller.

James Rodriguez pesë minuta para përfundimit të takimit pati një rast të mirë, por nuk arriti të tund për herë të dytë rrjetën e ekipit kundërshtar

Deri në fund nuk pati më gola dhe kështu takimi përfundoi në dobi të vendasve me rezultat 1-0.

Pas kësaj, Bayern mbetet lider i renditjes tabelore të ligës elitare gjermane me 38 pikë ndërsa Kolni mbetet në fund me katër pikë. /Telegrafi/