Bayern Munich i bashkohet garës për Icardin

E publikuar: 16/02/2018 10:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mauro Icardi është në shënjestër jo vetëm nga Manchester Unitedi, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, por edhe Bayern Munich, pasi Inter përpiqet të nxitojë një kontratë të re.

Reprezentuesi argjentinas ka një klauzolë lirimi në marrëveshjen e tij aktuale me vlerë 110 milion euro, megjithëse thuhet se mund të aktivizohet vetëm për një periudhë të shkurtër në mes të majit dhe qershorit.

Real Madridi, Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedi kanë qenë të lidhura fort me një transferim për ‘vrasësin’ argjentinas gjatë verës së ardhshme.

Por, mediumet italiane raportojnë se garës për shërbimet e kapitenit të Interit i është shtuar edhe një skuadër e madhe evropiane.

Sipas mediumit kredibil pranë Interit, FCInterNews.it, Bayern Munichu gjithashtu kanë bërë një qasje fillestare drejt Icardit.

Interi është duke u përpjekur të nënshkruajë një kontratë të re sa më shpejt që të jetë e mundur, duke larguar pretendentët ose të paktën duke rritur klauzolën e lirimit.

Është raportuar se oferta në tavolinë është një rrogë me vlerë 7.5 milionë euro në vit, e cila mund të shkoj deri në tetë milionë euro në vit.

Por, Icardi dhe përfaqësuesit e tij thuhet se po kërkojnë 10 milionë euro plus bonuse në vit. /Telegrafi/