Bayern Munich – Freiburg, formacionet zyrtare

E publikuar: 14/10/2017 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich do të kërkojë këndelljen në ndeshjen ndaj Freiburgut.

Bayern futet në këtë takim pas dy barazimeve radhazi në kampionat me rezultat të njëjtë 2-2 fillimisht ndaj Wolfsburg pastaj ndaj Hertha Berlin.

Ndërkohë Freiburg në këtë takim futet pas fitores në shtëpi ndaj Hoffenheim me rezultat 3-2.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare, ku te Freiburg mungon Amir Abrashi shkaku i lëndimit.

Bayern Munich: Ulreich, Hummels, Thiago, Martinez, Lewandowski, Robben, Boateng, Muller, Alaba, Coman, Kimmich.

Freiburg: Schwolow, Leinhar, Soyuncu, Niederlechner, Frantz, Kent, Stenzel, Haberer, Schuster, Hofler, Gunter. /Telegrafi/