Bayern kërkon të “blindojë” yllin e Monacos

E publikuar: 26/01/2017 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti është në kërkim të talenteve të rinj, të cilët do të mund të zëvendësonin Franck Ribery dhe Arjen Robben.

Të dy lojtarët pritet të largohen nga Allianz Arena në vitin 2018, atëherë edhe kur skadon kontrata e tyre.

Sipas Mundo Deportivo, Bayern ka hyrë në garë për yllin e Monacos, Kylian Mbappe, i cili shihet si një nga talentet më të mëdhenj në botë, shkruan Albeu.

Por, skuadra gjermane do të ketë punë shumë të vështirë, pasi për Mbappe interesohen edhe Real Madrid, Arsenal, PSG, Liverpool, Atlético Madrid dhe Borussia de Dortmund.