Batuta e radhës e Mourinhos: Ajax s’duhet të ishte në finale!

E publikuar: 20/05/2017 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jose Mourinho dhuron spektakël në intervistat e radhës për mediat angleze.

“Djajtë e Kuq” do të luajnë finalen e Europa League të mërkurën kundër holandezëve në Stokholm të Suedisë. Mourinho është shprehur se klubet nuk duhet të luajnë në dy veprimtari të ndryshme.

“Ata janë një skuadër e Champions League, që vjen nga Champions League. Asnjëherë nuk kam qenë dakord me diçka të tillë. Unë mendoj se një skuadër nuk duhet të luajë në dy veprimtari europiane në të njëjtin sezon.

Nëse eliminohen këto skuadra duhet të shkojnë në shtëpi, jo të kenë mundësinë të vijnë te Europa League. Europa League është një veprimtari për skuadra që shkojnë në Europa League, ashtu si ne”, ka thën strategu portugez.