Baton Haxhiu flet rreth takimit me Stanishiqin

E publikuar: 17/02/2020 21:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Baton Haxhiu ka folur rreth takimit me Jovica Stanishiqin, ish-kreun e Shërbimit Sekret serb.

“Ballafaqimi me Stanishiqin është pjesa më e dinjitetshme e jetës time”, tha Haxhiu në emisionin Pressing në T7.

Tregoi se për këtë takim në të cilin prezent ishin ai, Mahmut Bakalli dhe dy të tjerë, emrat e të cilëve ai nuk i publikoi, Stanishiqi kishte marrë lejen e amerikanëve.

“Stanishiqin e kam taku 4 – 5 minuta. Na kemi kërkuar Republikën e Pavarur të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë”, sqaroi Haxhiu duke kujtuar takimin e vitit 1997.

Por një gjë e tillë ishte kundërshtuar nga Stanishiqi.

‘Kjo ishte përpjekja e fundit intelektuale për me e ndalë luftën”, theksoi ai.

Gjithçka lidhur me takimin, shpjegon Haxhiu, do të duhej të mbahej sekrete.

Stanishiq më tha se “nëse tregon për takimin, je i vdekur”, kujton Haxhiu.