Baton Haxhiu: Behgjet Pacolli nuk din çka është politika (Video)

E publikuar: 30/06/2017 03:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Baton Haxhiu thyen heshtjen ndaj akuzave të kreut të AKR’së, Behgjet Pacolli, i cili kishte thënë se gazetari e kërcënoi në rezidencën e tij, një natë para se të formoheshin koalicionet zgjedhore.
Haxhiu ka treguar se cfarë ka ndodhur atë natë në shtëpinë e Pacollit, duke bërë të ditur nëse është e vërtetë se kreu i AKR’së atë natë, theu orenditë në shtëpinë e tij.

Gazetari ka folur për skenën, që ai e quan teatrale, në rezidencën e Pacollit, ndërsa ka treguar arsyet pse i kishte shkuar te ai për vizitë.

“Nuk e kam kërcënuar Behgjet Pacollin, i kam shkruar një mesazh dhe asgjë më shumë, ma ka kthy krejt çka i kam thënë atë natë nuk i’a hjeki as një presje, dhe mendoj se krejt çka i kam thënë atë natë. Për arsye se pjesën e parë të bisedës Bexho, po të presin pesë persona jasht kthejau përgjegjen se nuk je ti kaq i madhë me tv prit ty pesë vet edhe ti me i lën varun. Për arsye se për njëherë nga pesë miq vetëm njëri të mbetet dhe ai njeri të mbetet edhe ai nuk të mbetet dhe të mbeten katër armiq për arësye se ti i ke lënë me prit deri në momentin e fundit”…

Haxhiu ka fajësuar kreun e AKR’së për rrëmujën në skenën politike në natën kur u formuan koalicionet parazgjedhore, të cilat ndërruan plotësisht garën zgjedhore.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme: