Batistuta: Roma mund ta eliminojë Barçën

E publikuar: 21/03/2018 23:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gabriel Batistuta do të jetë në Olimpico për të parë ndeshjen mes Romës dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Kjo është hera e parë që legjenda italiane do të jetë në stadiumin romak pas 15 vitesh dhe shpreson në një fitore të ish-skuadrës së tij.

“Rikthimi në Olimpico është shumë emocionues. Është hera e parë dhe jam kureshtar të shikoj se si ndihem”, ka thënë Batigol për Gazzetta dello Sport.

“Roma? Ata gjithmonë kanë qenë në mesin e skuadrave të mëdha, por i ka munguar diçka”.

“Skuadra po luan mirë nën Di Francescon dhe arsyeja e vetme që Roma nuk ka fituar tituj është Juve, ata i kanë të gjitha”.

“Barcelona? Roma mund ta bëjë, ata mund të triumfojnë ndaj çdo skuadre në çerekfinale”, shtuar Batistota.

Sulmuesi i njohur italian në të kaluarën ka luajtur edhe për Interin e Fiorentinan. /Telegrafi/