Bate 1-0 Arsenal, notat e lojtarëve: Dështon sulmi i londinezëve

E publikuar: 15/02/2019 03:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali ka pësuar humbje në ndeshjen e parë me Bate Borisovin.

Skuadra angleze nuk ka mundur të tregojë lojën e tyre përballë Bates që luajti një futboll të fortë.

Vendasit shënuan golin e vetëm në këtë takim në minutën e 45-të, kur realizoi Dragun pas asistimit nga Stasevich.

Pikërisht mesfushori Dragun ishte lojtari me notën më të madhe në këtë takim, ndërsa pas tij lart u vlerësua edhe asistuesi Stasevich si dhe mbrojtësit Filipenko e Rios.

Te Arsenali nota më e lartë shkoi për mbrojtësin boshnjak Sead Kolasinac i cili dukej më i disponuari për lojë.

Nota më e ulët në këtë takim shkoi për sulmuesin Alexandre Lacazette që u ndëshkua me karton të kuq.

Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka ishin titullar në këtë takim dhe morën notat 6,6 respektivisht 6,1.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas një jave në Emirates Stadium në Londër. /Telegrafi/