Bastiset zyra e gjigantit Google në Paris

E publikuar: 24/05/2016 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët e financave në Francë kanë bastisur zyrat e gjigantit amerikan të internetit, Google, në Paris.

Bastisja thuhet se është pjesë e një hetimi për mashtrim tatimor.

Burimet e policisë kanë konfirmuar bastisjen, por vetë Google, deri më tash, nuk ka bërë komente.

Google akuzohet se i ka borxh shtetit francez 1.6 miliard euro, në taksa të papaguara.

Franca, Britania dhe vendet e tjera janë ankuar prej kohësh për mënyrën se si Google, Yahoo dhe gjigante të tjera digjitale gjenerojnë të ardhura në vendet e tyre, por bazën e taksave e kanë në shtete të tjera./rel/