Bastiset shtëpia e Sabit Gecit

E publikuar: 20/12/2018 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë bastisur shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Geci.

Siç njofton policia aksioni është bastiset nën dyshimin për fajde.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër krimit të organizuar, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Prishtinës. Operacioni policor kryesisht ka të bëjë me luftimin e veprave penale të krimit të organizuar, detyrimit-fajdesë. Pas përfundimit të operacionit policor do të ju informojmë me detajet tjera”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/