Me bast që nuk i dinit: 20 fakte të çuditshme për seksin

E publikuar: 03/10/2016 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

seksi1Të gjithë themi se kemi lexuar shumë gjëra për seksin. Por me shumë gjasë që nuk i dini faktet e mëposhtme.

-Numri më i lartë i orgazmave, që përjeton një grua në një orë: 163. Numri më i lartë për një burrë në një orë: 16.

-Një në dhjetë bebe në Europë ngjizet në një krevat Ikea.

-Në kryeqytetin amerikan, Uashington, lejohet vetëm pozicioni i misionarit.

-Një markë prezervativi në SHBA quhet Ramses, sipas faraonit egjiptian, që në fakt ishte shumë pjellor, pasi la 160 pasaardhës.

-Çdo sekondë në mbarë botën 2778 çifte janë duke bërë seks. Kjo do të thotë rreth 240 milionë akte seksuale në ditë.

-Një në 50 persona ka një thithkë shtesë.

-Një në 20 persona thotë se është përgjumur gjatë aktit seksual.

-Një nga lojërat e seksit më të preferuara në botë janë mbathjet e ngrënshme të meshkujve.

-Mjekra e një burri rritet më shpejt nëse ai ka mundësi të bëjë seks më herët.

-Një mashkull i vetëm prodhon brenda dy javësh aq spermë, sa teorikisht mund të lërë shtatzënë çdo grua në botë.

-Një spermatozoid e tund bishtin 800 herë që të ecë përpara me 1 centimetër.

-Në mbarë botën janë të dokumentuara 600 pozicione seksuale. Por vetëm 5 përqind e çifteve provojnë më shumë se 20 pozicione.

-Çdo sekondë në mbarë botën shiten 7 tableta Viagra.

-Shpikësi i Kamasutrës ishte beqar i betuar.

-17 përqind e grave dhe 10 përqind e meshkujve do e ndërprisnin seksin nëse bie zilja e telefonit.

-Një orgazmë e shtirur djeg më shumë kalori se një e vërtetë.

-Nga temperatura 16 gradë celsius e poshtë, ulet dëshira seksuale e grave dhe pjelloria e tyre.

-Nëse një çift shkon në hotel në Nebraska, SHBA, atyre u jepen rroba gjumi të pastra. Arsyeja? Nuk lejohet të bësh seks nudo.

-Një në katër meshkuj mendon se kolegët, fqinjët dhe miqtë bëjnë më shumë seks se ai.

-Ereksionet gjatë natës mund të zgjasin deri në 50 minuta.