Basketbollisti i NBA fajëson iPhone 6 Plus për dëmtimin

E publikuar: 07/07/2015 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Basketbollisti i San Antonio Spurs, Matt Bonner, zbuloi gjatë një interviste të dhënë për Concord Monitor që ai pësoi një dëmtim në bërryl gjatë sezonit 2014-2015 NBA. Shkak i këtij dëmtimi, sipas Bonner, ka qenë iPhone 6 Plus. Ai beson se fakti që duhej të tendoste më shumë gishtat për të shtypur butonat, ka ndikuar në dëmtimin e tij në bërryl.

Kjo teori mbetet për t’u diskutuar nëse është e vërtetë. Gjithsesi, një trajner i Bonner ka dëshmuar se basketbollisti ka pasur dhimbje të bërrylit nga luajtja shpesh e një loje në iPhone

Është e vërtetë që telefonat inteligjentë të mëdhenj është e vështirë që të përdoren me një dorë. Për të shmangur tendosjen e dorës ose gishtave gjatë përdorimit të iPhone 6 ose 6 Plus, iOS 8 ka një softuer të veçantë, i quajtur Reachability. Duke klikuar dy herë tek butoni kryesor, do të shfaqen të gjitha ikonat e aplikacioneve.