Bashkohu në koalicionin për paqe

30.09.2018 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bashkohu në koalicionin për paqe

Nga Çedomir Jovanoviç

E para se të pyesësh veten… Ngrite kokën dhe shiko, do të shohësh atë që ndjen dhe tanimë e di. Që ëndërron jetën tënde dhe tonën. Që jeton frikën dhe ankthet tuaja e tonat? Hapi sytë, jepja jetën ëndrrave. Shpërndaj retë. Largoje shiun. Edhe errësirën. Trimëroj të frikësuarit, të gjymtuarit, të dëbuarit. Shembi llogoret. Ndalo para kolonës që fillojnë të vrasin. Kolonat që ikin, që të mos vriten. Dhe përsëri shpërndaj retë. Largoje shiun. Edhe errësirën.
Munde frikën.

A e ëndërron jetën derisa jeton vdekjen?

A e ëndërron paqen derisa jeton luftën?

Kur zgjohesh, kur del në dritare, shikon rrugët, të përshpejtuara, edhe njerëzit, automobilat, fytyrat e qeshura të shitëseve, fëmijët me çanta, shitës të ç’mosit dhe gjithçkafit, dhe gjithçka që ndjek, dhe punon, kërkon, takon – a po i sheh, a e din pse ëndërrojmë jetën derisa po jetojmë frikën dhe ankthet?

Dhe a te shkon ndër mend, a, dhe ja, je zgjuar nga gjumi, i ke larë dhëmbët, je përgatitur, ke dalë, punuar, ke qeshur, dëshiruar, ke pirë kafe, ke mbajtur për dore, je kthyer në shtëpi, ke lexuar, ke shikuar film koti, ke larë dhëmbët, je shtrirë… Atëherë, a të bie ndër mend, që ende mundesh të zgjedhësh?

Të votosh? Të vendosësh? Të jetojmë atë që ëndërron dhe ëndërrojmë.

4

Dhe të pyetesh. E pyetjet të jen të shkurtra. E që përgjigja, përgjigja jote, të bëjë dallimin. Në mes të ëndrrave tuaja të përjetshme dhe tonave.

Dhe mëngjesit tuaj e tonit.

Punë. Apo istikam.

Stallë. Apo shtëpi.

Mik. Apo armik.

Buzëqeshje. Apo thikë.

Bukë. Apo gjak.

Ti thuaj. Ti po pyetesh.

Sepse nesër nuk do të mundë të flasësh, të mendosh, të duash, të dëshirosh. Edhe atë nuk do të mundesh ta vëresh. Nuk do të mundesh as të i`a mbathësh.

Je aty, ku çdo ëndërr varet prej teje. Për arsye se zgjedh dhe vendos.

Për vete, për ata më parë, për ata më pas.

Aty, ku din dhe bën dallimin. Aty, ku ti pyetesh.

Dhe asnjëherë, mos më thuaj, çka ëndërron. Ëndërrojmë njëjtë. Çdo natë.

Më thuaj, çka dëshiron të shohësh kur zgjohesh nga gjumi. Në Sarajevë.

Beograd, Zagreb, Shkup, Prishtinë. Në Podgoricë. Tiranë.

Dhe a është i vetmi zoti, ai që kërkon viktimën, për paqe.

A jemi më shumë? Njerëz. A jemi mjaftueshëm? Për paqe.

A mundemi? A dëshirojmë? A guxojmë? Paqe? Ti pyetesh. Ti vendos.

Këto janë fjalë për paqe. Dhe fjalët tuaja. Këto janë mendime dhe shpresa të të gjithë atyre të cilët besojnë në paqe. Të cilët për paqe pajtohen. Të cilët paqen e mbrojnë, në zgjedhjet e Bosnje dhe

Hercegovinës. Dhe në referendum në Maqedoni. Edhe në Prishtinë.

Edhe në Beograd.

Ky është koalicioni për paqe. Bashkëngjitu!

Sepse prej teje nevojitet dhe varet.

Secila ëndërr e jote.

Dhe çdo zgjim i yti në mëngjes.

Në paqe.

Ilustrim: Bogdan Bogdanovic, Mitrovica, përmendorja e minatorëve të Trepçës, Serbëve dhe Shqiptarëve, partizanëve të çetës së minatorëve të rënë në Luftën e dytë botërore.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Lulzim Basha, ose versioni modern i “ëndrrës për një karrike”!

Lulzim Basha, ose versioni modern i “ëndrrës për një karrike”!

Rrisni vigjilencën, mos të izolohemi sërish

Rrisni vigjilencën, mos të izolohemi sërish

Katrahura profesionale në Kosovë

Katrahura profesionale në Kosovë

Monumenti që mungon!

Monumenti që mungon!

Nuk mund të burgoset liria…

Nuk mund të burgoset liria…

Recesioni ekonomik dhe trilema financiare

Recesioni ekonomik dhe trilema financiare

Deputetet e Kosoves qe e votuan Gjykaten Speciale, drejtësinë e luftës e UÇK-se ia dorezuan Vuçiqit

Deputetet e Kosoves qe e votuan Gjykaten Speciale, drejtësinë e luftës e UÇK-se ia dorezuan Vuçiqit

Minishengeni ballkanik, blla blla blla, …. Unioni doganor Kosovë-Serbi

Minishengeni ballkanik, blla blla blla, …. Unioni doganor Kosovë-Serbi

LDK po e përjashton veten, e jo Vjosën

LDK po e përjashton veten, e jo Vjosën

Rifat Gjota – shkencëtar i përjetshëm!

Rifat Gjota – shkencëtar i përjetshëm!

Perandoritë globale dhe rënia e qeverive

Perandoritë globale dhe rënia e qeverive

Evropa është shumë e bukur nëse mbetet gjithnjë e vërtetë

Evropa është shumë e bukur nëse mbetet gjithnjë e vërtetë

Nga Enver Dugolli: Presidenti Thaçi sot paska vizituar burgun e Dubraves! Pse me 25 maj? Pse pas 21 viteve?

Nga Enver Dugolli: Presidenti Thaçi sot paska vizituar burgun e Dubraves! Pse me 25 maj? Pse pas 21 viteve?

Nga Muhamet Shala: Si e fitoi luftën në vetëm gjashtë ditë gjenerali gjenial Moshe Dayan

Nga Muhamet Shala: Si e fitoi luftën në vetëm gjashtë ditë gjenerali gjenial Moshe Dayan

Ja la emrin vajzës Republikë, u burgos dhe më pas u ekzekutua në Burgun e Dubravës nga forcat serbe

Ja la emrin vajzës Republikë, u burgos dhe më pas u ekzekutua në Burgun e Dubravës nga forcat serbe

The Times: Ekipi i Thaçit thotë se ai s’i frikësohet Speciales, rivalët të kundërtën

The Times: Ekipi i Thaçit thotë se ai s’i frikësohet Speciales, rivalët të kundërtën