Bashkimi fiton edhe ndeshjen e dytë të Play-Offit ndaj Rahovecit, një fitore larg finales

E publikuar: 30/04/2018 06:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi prizrenas, Bashkimi ka fituar edhe takimin e dytë ndaj Rahovecit, pasi i ka mposhtur me rezultat 114-86.

Bashkimi ka arritur të triumfojë në shtëpi në palestrën Sezai Surroi përball Rahovecit duke e quar serinë në 2-0, ndërsa dy ndeshjet e radhës luhet tek ‘Vreshtarët’ si vendas.

Prizrenasit e nisën mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me rezultat 30-23, për të treguar që duan ta fitojnë edhe këtë takim.

Edhe çereku i dytë foli në të mirë të prizrenasve, të cilët e fituan me rezultat 24-17, duke shkuar në pushim me 14 pikë epërsi apo me rezultat të përgjithshëm 54-40.

Në pjesën e dytë kur pritej që Rahoveci të kthehej në lojë kjo nuk ndodhi, pasi Bashkimi këtë çerek e fitojë me rezultat më bindës 34-18, duke shkuar në rezultat 88-58.

Çereku i katërt i takoi mysafirëve, të cilët fituan me rezultat 28-26, por pa arritur ta rikthejnë lojën, pasi ndeshja përfundoi me fitoren e Bashkimit me rezultat të përgjithshëm 114-86.

Basketbollistët më të dalluar të ndeshjes ishin Arron Moss te bashkimi me 23 pikë, 10 kërcime e 17 asistime, ndërsa te Rahoveci më i dalluari ishte  Mark Williams me 17 pikë, 10 kërcime e tri asistime. /Telegrafi/