Bashkimi Evropian voton për ti dhënë fund ndryshimit të orës

E publikuar: 26/03/2019 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Parlamenti Evropian voto ditën e sotme për ti dhënë fund ndryshimit të orës në mesin e vendeve anëtare, një praktikë e cila u bë ligj në 1996.

Bloomberg tha se praktika do të marrë fund në 2021 ndërsa vendet anëtare mund të vendosin individualisht nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo dimërore.

Për herë të parë BE-ja nisi hetimet për ti dhënë fund kësaj praktika pas publikimit të një ankete rezultati i së cilës ishte 84% e njerëzve në favor të heqjes që ndryshimit të orës.

Arsyeja sepse ndryshonte bioritmin e njeriut dhe shkakton edhe probleme shëndetësore. Komisioni Evropian propozoi që praktika të hiqej nga Gushti i vitit të kaluar.

Edhe pse rregullat u vendosën me qëllim që të reduktohej konsumi i energjisë, komisioni tha se përftimet janë ende të paqarta.

Gjithashtu u tha se ka shumë pak prova që ndryshimi i orës dy herë në vit redukton aksidentet e trafikut. Në fakt në SHBA një studim gjeti se incidentet zakonisht rriten kur ndryshon ora.

Botës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të largohet nga kjo praktikë e padobishme. /PCWorld Albanian