Bashkimi Evropian miraton ligjet kontroverse të të drejtave të autorit

E publikuar: 28/03/2019 05:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Parlamenti Evropian votoi në favor të ligjeve kontroverse të të drejtave të autorit që kritikët thonë se do të ndryshojnë natyrën e internetit.

Rregullat e reja do të mbajnë përgjegjëse kompanitë për materialet e publikuar pa lejen e mbajtësit të të drejtave të autorit.

Shumë muzikanët dhe krijues thonë se rregullat e reja do të kompensojnë artistët në mënyrë të drejtë por të tjerët thonë se do të shkatërrojnë përmbajtjet e gjeneruara nga përdoruesit.

Direktiva e të Drejtave të Autorit u mbështet nga 348 eurodeputetë përballë 278 kundër. Ligjet e të drejtave të autorit për herë të fundit ishin rishikuar në 2001.

Përpara se ligjet e reja të merrnin formën finale ato janë rishikuar dhe korrigjuar disa herë. Tashmë u mbetet vendeve anëtare për të aprovuar vendimin. Nëse e bëjnë, ata kanë dy vite ti implementojnë.

Dy klauzolat më kontroverse janë Artikulli 11 dhe 13. Artikulli 11 thotë se motorët e kërkimit dhe platformat e grumbullimit të lajmeve duhet të paguajnë për përdorimin e lidhjeve nga uebsajtet e lajmeve.

Artikulli 13 thotë se kompanitë teknologjike janë përgjegjëse për publikimin e materialeve pa një licencë nga autori i vërtetë i saj. Kjo do të thotë se lind nevoja për përdorimin e filtrave përpara se përmbajtja të ngarkohet.

Artikulli 13 nuk përfshin shërbimet e ruajtjes cloud. Gjithashtu memet janë përjashtuar nga direktiva. /PCWorld Albanian