Bashkimi Evropian kundër të mëdhenjve të teknologjisë

E publikuar: 15/02/2019 03:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian është gati të vendosë rregulla të reja për kompanitë e mëdha teknologjike që ti japë fund “lojës së pistë” të tyre në kontinent.

Kompanitë që shesin produkte online duhet të jenë transparentë sesi sillen me rivalët dhe të punojnë për të shmangur konflikte të mundshme.

Rregullorja e re është pranuar nga të Unioni dhe do të kalojë për votim nga ligjvënësit përpara se të adoptohet edhe tek ligjet lokale.

Ai mbulon një seri sajtesh krahasimi dhe platformash shitblerjeje përfshirë eBay, Google Play, Skyscanner dhe Facebook.

Vëmendjen më të madhe të ligjit do ta marrin kompanitë si Google, eBay dhe Amazon të cilët do të duhet të zbulojnë sesi i renditin produktet e rivalëve përballë të tyreve.

Për shembull Google duhet të shpjegojë sesi rëndit dy restorante të ngjashme në të njëjtën hapësirë dhe me të njëjtat vlerësimi. Gjithashtu duhet tu jepet shansin sesi të përmirësojnë pozitat e tyre.

Ngjashëm nëse Amazon ul poshtë në renditje një biznes të vogël i cili përdor platformën për të shitur tashmë duhet të shpjegojë pse kjo renditje dhe të tregojë sesi biznesi mund të adresojë shkaqet.

Bashkimi Evropian është një organizëm pan-kontinental i cili përfaqëson dhe administron tregun e përbashkët. Esencialisht është një organ që sigurohet se Evropa është dhe do të ngelet treg i hapur dhe të luftojë praktikat anti-kompetitive.

Kjo e ka vendosur Evropën kundër Google të cilën e akuzojnë për abuzime me pozitat dominuese në kërkim dhe platformat mobile. Amazon mund të jetë i radhës në këto beteja. /PCWorld Albanian