Bashkimi Evropian heton blerjen e Liberty Global nga Vodafone

E publikuar: 13/12/2018 19:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritet Evropiane hapën hetim për blerjen 18.4 miliardë euroshe të Liberty Global nga Vodafone.


Kjo marrëveshje përfshin asetet e kompanisë në Republikën Çeke, Gjermani, Hungari dhe Rumani.

Marrëveshja është një prej më të mëdha në industrinë Evropiane të telekomunikacionit.


Blerja më e madhe e Vodafone ishte ajo e Mannesmann në Gjermani në 2000 për 112 miliardë euro.

Margaret Vestager, shefja për konkurrencën tha se ishte shumë e rëndësishme që qytetarët Evropianë të përfitojnë shërbime cilësore të televizorit dhe telefonit por kemi hapur një hetim i cili do të arrijë në përfundimin nëse marrëveshja e Vodafone nuk do të rrisë kostot e shërbimeve.

Vodafone operon në Republikën Çeke, Hungari dhe Rumani përmes shërbimeve mobile.

Në Gjermani rrjeti kabllor i Vodafone do të zgjerohej gjithashtu duke zëvendësuar rrjetin DSL që blen nga Deutsche Telekom.

Nëse finalizohet Vodafone do të bëhet operatori më i madh kabllor në Evropë me 54 milion komsumatorë.

Deutsche Telekom ka shprehur shqetësim për marrëveshjen e cila do të marrë një përgjigje më 2 Maj 2019 nga Bashkimi Evropian. /PCWorld Albanian