Bashkimi Evropian gjobit Google me 1.5 miliardë euro për AdSense

E publikuar: 21/03/2019 05:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google është goditur nga një gjobë 1.5 miliardë dollarë nga Bashkimi Evropian për biznesin e AdSense.

Në një njoftim për shtyp mëngjesin e ditës së Mërkure, komisionerja për konkurrencën Margaret Vestager tha se gjigandi i teknologjisë ka abuzuar me pozitat dominuese duke detyruar konsumatorët e biznesit AdSense të mos reklamojnë rivalët e Google.

Vestager tha se kjo sjellje e gjigandit të motorit të kërkimit zgjati për 10 vite dhe u ka mohuar rivalëve të konkurrojnë me materitë dhe inovacion.

Gjoba është e treta që shkon në drejtim të Google nga Bashkimi Evropian. Vitin e kaluar u gjobit me 4.3 miliardë euro për abuzimin e pozitat dominuese në Android dhe 2.4 miliardë euro për manipulimin e rezultateve të kërkimit për shitblerjet online.

Me penalitetin e ri gjobat totale të BE-së ndaj Google kanë shkuar në 8.2 miliard euro. Gjoba e sotme është më e ulët se dy të parat.

Politikat e Google janë nën shqyrtim që prej 2006-ës. Google filloi të shiste produktin AdSense ku kompanitë si distributorë dhe gazeta mund të vendosnin një kuti kërkimore në uebsajtet e tyre. Kur vizitorët përdornin kutinë e kërkimit, Google u tregonte atyre reklama duke ndarë komisionin me pronarët e uebsajtit.

Por Google gjithashtu i detyroi të nënshkruanin kontrata që i ndalonte pronarët e uebsajteve të vendosnin kutitë kërkimore të rivalëve. Në 2009 kur fitoi një farë dominimi Google filloi të lejonte edhe motorët rivalët të kërkimit. /PCWorld Albanian