Bashkimi Evropian: Deportimi i turqve kundër parimeve fundamentale evropiane

E publikuar: 03/04/2018 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka ardhur reagimi i parë dhe i fortë i Bashkimit Evropian për deportimin e 6 turqve nga Kosova.

“Arrestimi dhe deportimi i 6 shtetasve turq që kishin leje qëndrimi valide në Kosovë ngrit pikëpyetje për respektimin e rregullave. Procedurat arbitrare sa i përket arrestimit, mbajtjes dhe ekstradimit të turqve nga Kosova javën e kaluar, shkojnë në kundërshtim me parimet fundamentale të Bashkimit Evropian”, ka thënë në një deklaratë me shkrim zëdhënësja, Maja Kocijançi, raporton KTV-ja.